20db3f7f52ea913db0cc99b04e801d2a786eb7cf_904x1169TEDxUEuropianiTiranës.

Dje në mbrëmje në ambjentet e Universiteti Europian të Tiranës është mbajtur i pari event i plotë TEDx në Shqipëri. Ky event u realizua falë një pune shumë intensive prej katër studentësh vullnetarë të UET si dhe grupit të xhirimit nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi. Eventi zgjati rreth 120 minuta dhe përveç formatit origjinal TEDx, edhe përmbajtja ishte pak të thuash frymëzuese. Pjesëmarrësit e regjistruar paraprakisht arritën numrin njëqind dhe mundën të shijonin çdo detaj të të gjithë konferencës gjuha zyrtare e të cilit ishte anglishtja. Ky shoë nisi me një videomesazh nga Chris Anderson kuratori i famshëm i TED i cili shpjegonte në fjalën e tij TED-in dhe TEDx-in me qëllimin që audienca të mund të kuptojë diçka më shumë rreth këtij formati avangard konferencash. Moderimin e realizoi Gresa Hasa e cila është studente e vitit të tretë të shkencave politike në UET. Gjatë gjithë eventit ajo u tregua e kujdesshme të informonte paraprakisht audiencën rreth të gjitha sesioneve si dhe të ngacmonte mendimet e tyre me komente goditëse pas çdo vidioje apo fjalimi.

Gjatë pjesës së parë të të gjithë konferencës u shfaqën dy video të rëndësishme nga evente të mëparshme TEDx. Video me fjalimin e parë vinte nga TEDxCairo. Fjalimi ishte mbajtur në mars të 2011-ës nga aktivisti egjiptian Ëael Ghonim i cili përshkruante dinamikën e revolucionit egjiptian, duke sjellë kështu një këndvështrim shumë të dobishëm rreth Pranverës Arabe. E dyta video datonte në korrikun e 2010-ës dhe përmbante një bisedë të realizuar nga TED në Oxford të Anglisë me Julian Assange, krijuesin e ËikiLeaks. Gjatë fjalës së tij Assange shpjegon se pse bota ka nevojë për ËikiLeaks dhe sa e rëndësishme është liria e medias investigative. Në këtë video u shfaqën pamje prej aksioneve luftarake të ushtrisë amerikane si dhe një dokument komprementues rreth industrisë së naftës në Shqipëri. Pas një pushimi kafeje të mbushur me dikutime, pjesëmarrësit zunë edhe njëherë vendet e tyre kësaj rradhe për t’i përjetuar fjalimet LIVE.

I pari folës që u ngjit në skenën e TEDxUEuropianiTiranës ishte aktivisti i njohur Arbi Mazniku i cili me shumë vrull nisi të fliste rreth realitetit të një tranzicioni të gjatë. Problemet sociale ishin shqetësimi që ai ngriti dhe sidomos politikat e gabuara të arsimit bazë. Prej këtu ai mori spunto për të zhvilluar një ide të re rreth ridimensionimit të kurrikulave mësimore dhe relatës së nxënësve me shkollën. Fjalimit iu përkushtua shumë vëmendje nga ana e të gjithë të pranishmëve të cilët duket se konstatonin çdo fjali që dëgjonin. Pas një shpjegimi shumë pasionant mbi nevojën për shance të barabarta situata u kalua tek një nevojë tjetër e një vendi në tranzicion, ajo për një mjedis të pastër me qytetarë të ndërgjegjshëm. Esmeralda Rrustemi Hoxha ishte e ftuara e dytë e kësaj skene. Liderja e “Let’s do it Albania” (fushata “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”) e nisi fjalën e saj me përshkrimin e të gjithë fushatës së realizuar vitin e kaluar për të bërë bashkë sa më shumë vullnetarë. Të gjithë vullnetarët e grumbulluar në 2012-ën mundën që të zhvillonin për herë të parë në shqipëri në mënyrë të organizuar një pastrim të përgjithshëm mbeturinash në të gjitha lagjiet e Tiranës. Nga sa Esmeralda tregoi, fshata ia kishte arritur qëllimit për të sensibilizuar qytetarët duke qenë se shpesh ata i bashkangjiteshin pastrimit nëpër ambjentet e lagjieve përkatëse. Me frymëzimin e aktivitetit të parë ajo ndau bashkë me të pranishmit edhe shpresën për një fushatë të dytë edhe më të madhe në 2013-ën. Dëshira e saj është që këtë vit aktiviteti të mund të sinkronizohet në të gjithë Shqipërinë. Duartrokitjet e gjata ishin në fakt edhe përgëzuese por edhe të frymëzuara rreth idesë. Fjalimi i tretë përmbante gjithashtu dilemat e një tranzicioni. Eno Popi, si një figurë tashmë shumë e njohur mediatike, zgjodhi të fliste rreth sfidave të mediave ekzistuese me mediat e reja sociale. Bota është dixhitalizuar aq shumë sa lajmi depërton në kohë reale në xhepat e secilit prej nesh. Në këto kohë gazetat e kanë humbur disi ekskluzivitetin e lajmit përballë platformave online. Mirëpo argumenti i fuqishëm i Enos i cili e bëri sallën ta rikonsideronte sfidën ishte serioziteti dhe besueshmëria e lajmit. Ai foli për proçeset e rëndësishme editoriale në të cilat duhet të kalojë çdo lajm apo ngjarje në mënyrë që të maksimalizohet serioziteti i tij dhe publiku të marrë kështu një produkt cilësor. Ky këndvështrim rivlerësues vjen në një kohë kur ide dhe analiza të tilla mungojnë duke mos e përfshirë hapësirën publike shqipëtare në debatet bashkëkohore botërore. Eno arriti të korrte sukses të merituar edhe në këtë format, i cili u jep mundësinë të gjitha ideve të reja dhe frymëzuese të gjejnë hapësirë dhe mbështetje.

Mbyllja e këtij eventi e solli publikun pranë spikerëve në korridoret e UET duke i grupuar  të gjithë rreth shkëmbimit të ideve dhe përshtypjeve reciproke. Heterogjeniteti i pjesëmarrësve u vu re edhe një herë tashmë kur bisedat e zhurmshme merrnin ngjyrime nga më të ndryshmet. Fitorja e vërtetë e TEDx  më shumë se përhapja e ideve të reja është krijimi i një komuniteti miqsh e kolegësh të cilët mund të mblidhen bashkë herë pas here e mund të ushqejnë njëri tjetrin me risi dhe frymëzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *