stop_gay_parade_belgradeDua të konsideroj si fillim faktin se ata që e besojnë vërtetë Zotin, për arsye pafund janë kundër shfaqjeve homoseksuale. Por po marr si të mirqenë se të gjithë njerëzit besojnë minimalisht tek faktet empirike. Çështja ështe se si edhe një ateist empirist të kuptojë nëse homoseksualizmi është  fenomen normal.

Duhen marrë dy premisa fillestare, vetem-empirike, minimum . 1- Njeriu ka lindur si pasojë e Big-Bang-ut dhe ekziston ne formën dhe përmbajtjen e sotme si pasojë e evolucionit Darvinist. 2- Njerëzimi shkon vetëm drejt emancipimit (pra permirësimit ) kah rritjes së mirëqenies së tij emocionale dhe materiale.

Për sa i takon premisës së parë, duhet të bazohemi vetëm tek shkenca dhe faktet që ajo sjell (pasi empiristët nuk pranojnë fakte të tjera). Kështu do të sjellim në vëmendje ndarjen që shkenca i bën sjelljes homoseksuale në dy kategori.    a)Biologjia – Sjellje e lindur. b)Sociopsikologjia – Sjellje e fituar. Le te marrim ne analize modeste rastin a), vetëm prej njohurive të fituara nga lënda e biologjisë mësuar në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, devijimi seksual prej qenies njerezore anatomike ideale, vjen si pasoje e nje kombinimi gjenetik aksidental. Kështu meshkujt me kombinimin kromozomik -XXY- kanë nivel të lartë estrogjeni, hormoni seksual femëror (kanë një -X- tepër), gjë e cila përcakton edhe konfuzionin në sjelljen seksuale të këtyre individëve. I njejti devijim biologjik (nga modeli original) ndodh edhe në rastin femëror kur tek fëmija femër kombinohen kromozomet prindërore në strukturën -XY- duke pasur nivel të lartë testosteroni, hormoni  seksual mashkullor. Pa dyshim se ky nuk është faj i vetë objekteve të studimit. Pa u futur shumë në detaje shkëncore, kjo nakatosje kromozomesh vjen si pasojë e problemeve gjenetike të prindërve ose prej përplasjes së elementeve të caktuar në kryqëzimin e tyre.

Me qetësi le të shohim rastin e dytë, ky është rasti ku tipat konservatorë si unë sulmohen më tepër. Retorika e sulmit rrotullohet rreth fjalëve ‘prapanikë’ ‘Don Kishot’ ‘fshatarak’ dhe më e bukura ‘mendjembyllur’ a thua se ne nuk e duam prosperitetin, zhvillimin , përparimin dhe emancipimin njerëzor. Na akuzojnë edhe se jemi kundra lirisë. Këtu në fakt kanë të drejtë të gjithë fansat e lirisë seksuale, të gjithë fansat e Hipive. Ne jemi kundër lirisë, lirisë së tyre. Lirisë së shthurjes morale… E si mund të ketë moral një ateist. Kujt i druhet? Patjetër se e dua lirinë! Unë dua lirinë e përgjegjshme, lirinë që jeton, lirinë E VËRTETË!

Përpara se të shkoj në përfundim të analizës së premisës sonë të dytë, dua te ndalem pak me një shembull të këtyre dy standardeve të lirisë. Nje njeri buzë greminës në 200 metra lartësi është i lirë të hidhet. Padyshim se do të vdesë. Ky njeri nuk i respekton fare ligjet e natyrës, (në këtë rast gravitetin) dhe kështu i vjen fundi. A ka prosperitet këtu? Vështirë të shoh edhe një ‘open-minded’ (mendjehapur) këtu. Ajo që unë propozoj si LIRI, është njeriu i cili me racionalitet kupton se nëse ai do të ushtronte lirinë do t’i jepte fund LIRISË përgjithmonë.

Së fundmi (për të mbyllur analizn e premisës së dytë) dua të rimarr në vëmendje atë që ramë dakord në fillim, se njeriu priret gjithnjë nga përfitimi. E pra brenda vetë pohimit, mund t’i bëjmë ballë çdo belbëzimi që thotë se homoseksualizmi është formë përmirësimi . Të gjithë e dimë se nga kryqëzimi seksual i të njejtit seks nuk lind asgjë. Nëse të gjithë njerëzit e këtij planeti, me vendim unanim do të vendosnin të ishin vetëm homoseksualë, nuk ka dyshim se jeta njerëzore mbi tokë do të shkatërrohej, do të shuhej. Personalish fjala shkatërrim më bie në antonim të plotë me fjalën prosperim dhe kjo është edhe një arsye më tepër për të besuar se homoseksualizmi nuk është asesi ecje përpara dhe njeriut, ndër të tjera, as nuk i leverdiska të jetë homoseksual, dhe mbi të gjitha zbulova se më prosperues qenkemi ne, ‘Don Kishotët’ që e ruajmë dhe e zhvillojmë jetën se sa homoseksualët mendjehapur. E ç’duhet të them nëse më ngrenë akuzën se po cënoj të drejtën e tyre për t’u shprehur? Mos ndoshta duhet të kujtoj se njerëzit e mi më të dashur mund te preken nga ‘ky fenomen’, e nëse më përmendin demokracinë, po u kthej përgjigjie me të njejtin leksik: unë jam i lirë të mbrohem nga gjërat që më rrezikojnë jetesën e shëndoshë, ndërsa njerëzimi  është i detyruar të ruajë vazhdimësinë përpos çdo rreziku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *