Sigurisht që edhe këtë vit, fjalimi i përvitshëm “State of the Union” ne Kongresin Amerikan, u prit me entuziasëm. Sidomos nga media. Kjo pasi media në amerikë, politikën, e ka më shumë sesa bukë të përditshme. Mirëpo nëse hedhim sytë përreth, do t’i rikujtojmë vetes se edhe Shqipëria i ngjason paksa Amerikës në kete pikë. Çështja është se nuk i ngjason ne dis ate tjera. Pikerisht per kete fatkeqesi, do te doja te thellohesha sa mundem ne fjalimin e presidentit amerikan, i cili, le ta themi, vjen prej se njejtes familjeje ideologjike nga ku eshte veteshpallur edhe kryeministri yne. Sigurisht që Amerika është larg, shumë larg, por mësimet vlejnë sepse është e lehtë t’i përkthejmë, mjafton vetëm pak vëmendje.
Ne fjalimin e tij te ketij viti, Obama e nisi menjehere “duke e goditur gozhden ne koke”, siç do te thoshin amerikanet. Ai e nisi duke folur per terrorizmin dhe luftërat në të cilat u tërhoq Amerika. 15 vitet e para të mijëvjeçarit të ri, kanë qenë të vështira për amerikën dhe me hije të shumta për vendin. Mesazhi i shpresës presidenti dërgoi përkrah këtij përshkrimi, ishte ai se në 15 vitet e ardhshme amerikanët e kanë vetë në dorë që t’i ndërtojnë siç vetë ata duan. Kjo implikon, se koha e terrorit, luftës dhe vështirësive të brendshme ka mbaruar. Ai e justifikoi këtë me treguesin e rritjes ekonomike që ka shënuar ekonomia amerikane për herë të parë në të gjitha këto vite.
Për shqipërinë mund të paralelizojmë se në 15 vitet e para të mijëvjeçarit të ri, terrorizmi i vërtetë ka qenë tranzicioni i ashpër, sidomos ai ekonomik. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë elementet të cilat pikërisht e kanë ngritur këtë tranzicion në nivelin e terrorizmit. Mirëpo ne edhe pasi të këmi harxhuar kohë duke kërkuar fajin e mbetur jetim për të gjithën këtë, kemi shansin në çdo kohë që ta rikthejmë vëmendjen nga mundësitë që do shtrojmë përpara vetvetes me synimin për ta luftuar këtë terrorizëm, tranzicionin tonë. Që sot, përfundimisht.
Presidenti Obama, tha gjithashtu me krenari, se në 6 vitet e mandatit të tij derimë tani, amerika ka arritur të krijojë 11 milion vende pune të reja. Ai thotë se këto vende pune i ka krijuar amerika, sepse është e vërtetë. Është undustria dhe bizneset që i krijojnë vendet e punës dhe jo lideri i momentit.
Sidoqoftë në shqipëri, duke mos na mjaftuar dështimet e të gjitha qeverive të mëparshme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e qendrueshmërisë së tyre, na duhej edhe një kryeministër si Rama, që jo vetëm nuk nxit vendet e reja të punës, por madje kërkon edhe të krijojë iluzionin se në fakt e ka bërë detyrën. Sigurisht, ndryshe nga Obama, Rama, u zotua se do t’i hapte qeveria vendet e reja të punës. E ndoshta nga ky ndryshim në ligjërim, mund të kuptojmë edhe kontrastin. Le të ndalemi një moment edhe tek llogaritë matematikore. 11 milion vende pune për 350 milion amerikanë, nënkupton se 3.5 përqind e popullsisë është punësuar shteseë, për herë të parë gjatë këtyre gjashtë viteve. Krahasuar me forcën e punës, që është rreth 45 milion, kjo shtesë përbën 25 % vende të reja pune.
Në fillim të këtij mandati, shumë prej nesh i kujtuan kryeministrit Rama premtimin për 300 mijë vende të reja pune. Kjo nënkuptonte që për herë të parë, dhe shtuar vendeve aktuale, në shqipëri do të punësohej edhe 7.6 përqind e gjithë popullsisë. Megjithatë vlen të përmendet, se sikurse ka ndodhur gjatë gjithë tranzicionit tonë, edhe në këtë rast liderët e pretendojnë plotësimin e premtimeve në fund të mandatit, pasi me një përllogaritje tjetër, duke patur parasysh se që prej qershorit 2013, tashmë ka kaluar 1/3 e mandatit të Rilindjes dhe ne duhet të kishim parë të paktën derimë tani 1/3 e premtimit të realizuar. 100 mijë shqiptarë në vende të reja pune. Si dëshmitarë okularë që jemi, duke dëshmuar mospërmbushjen e këtij skenari, na duhet të konsultojmë 2 opsione: a- ose Rama, pritet të na e bëjë këtë surprizë në fund të mandatit, dhe do t’i hapë të 300 mijë vendet e reja të punës në 2 muajt e fundit diku nga 2017-a; b- ose Rama ka gënjyer që në fillim, po vazhdon të gënjejë, dhe do të vazhdojë. Këtë opsionin e dytë ka gjasa që ta besojnë më shumë ata që gjithashtu besojnë së shqipëria nuk ka dhe nuk e arrin dot në 2 vite zhvillimin industrial, teknologjik dhe ekonomik të Amerikës.
Teksa fliste për fuqinë e shtresës së mesme, Obama theksoi se familjet e kësaj shtrese asnjëherë nuk i shtrijnë dorën shtetit për asistencë. Këto familje tha ai insistojnë që shteti t’u japë mundësi. Dhe kështu mund të zhvillohet ekonomia, tha Obama duke shtuar se nuk mjafton që të gjithë amerikanët të marrin një copë nga torta e suksesit, por duhet që të gjithë të kenë shansin që të kontribuojnë me dinjitet në suksesin e gjithë Amerikës.
Tek ne, qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin se do të ulte taksat për 95% të shqiptarëve. Një Zot e di, si atëherë, e si tani, sesi kjo do të realizohej. As llogaritë ekonomike, dhe as veprimet praktike që do ta realizonin këtë premtim, nuk u bënë kurrë të mundura për konsultim publik. Shumë prej nesh, po me ekskluzivitetin e dëshmitarit ocular, mund të ngrenë dorën e të thonë: në fakt, në përgjithësi edhe mua më janë rritur taksat. Dhe pot ë hedhim sytë rretheqark njëri – tjetrit, do të shohim se nuk jemi asgjë tjetër veçse ai 95%-ëshi që priste të kundërtën.
Obama foli edhe për kërkimin shkencor në shëndetësi, për interntet falas, kudo, për heqjen e taksës edhe për shkollimin e lartë ashtu sikurse është falas gjimnazi. Për diplomaci të fortë që zëvendëson armiqësitë shekullore. Foli për mbrojtjen e mjedisit për reform në sistemin policer të sigurisë dhe rendit. Foli për t’i dhënë fund prapaskenave të [ista të politikanëve që akuzojnë njëri tjeterin në television dhe pastaj gjenden të akuzuar për të njejtat pandershmëri. Foli edhe për shumë çështje të tjera që të nxisin të mendosh për një moment se ja, ne nuk jemi “më keq” se Amerika. Por vetëm për një moment ama.
E fundmja nga çëshjet që bëjnë paralelizëm të fortë me problemet e qeverisjes shqiptare, ishte minimum jetik. Rritja e rrogës minimale ishte një tjetër gozhdë e fortë që Obama kërkoi të ngulte në tryezën e kongresit amerikan. Ai tha se rroga aktuale minimale në amerikë është 15 000 USD / vit. Sfida që ai u bëri me këtë rast kongresmenëve të pranishëm që nuk e kishin votuar miratimin e ligjit për rrogën minimale, ishte kjo: provoni dhe jetoni juve për një vit me kaq para. Provoni të jetoni, të ushqeni familjen dhe të çoni fëmijët në shkollë.
Në Shqipëri, rroga minimale me ligj është 21 000 lekë, (bruto).
Kush do t’i sfidojë parlamentarët tanë ?