Map_congress_of_viennaKjo ese në fillim sqaron përkufizimet e ndryshme të organizatave ndërkombëtare. Më pas përshkruan zhvillimin historik në shekullin e 19-të, me vitin 1865 të cilësuar si një pikë kthese e rëndësishme. Dekadat pasardhëse deri në vitin 1918 reflektojnë pikën më të suksesshme të ndërkombëtarizimit, që kulmoi me themelimin e Ligës së Kombeve pas luftës së parë botërore. Pasi përshkruan aspekte thelbësore të bashkëpunimit ndërkombëtar në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore duke përfshire dhe themelimin e Kombeve të Bashkuara pas luftës së dytë botërore, në veçanti ato që adresojnë çështjen e karakterit europian të organizatave ndërkombëtare.

Organizatat ndërkombëtare mund të ndahen në dy grupe sipas gjendjes së përfshirjes qeveritare: organizata ndërqeveritare (ONQ) dhe organizata ndërkombëtare jo-qeveritare (ONJQ). Të dy janë pjesë e strukturës së bashkëpunimit të gjerë ndërkombëtare e cila përfshin marrëveshje ndërkombëtare, konventa dhe ligje, si dhe norma të respektuara ndërkombetarisht (ligje të buta) dhe forma të ndryshme të regjimeve ndërkombëtare. Komentet e mëposhtme janë të limituara tek ONQ-të dhe ONJQ-të. Këto terma ,gjithsesi, nuk janë përdorur njëtrajtshmërisht në këtë kërkim, dhe veçanërisht me vëmendje tek ONJQ-të termat “organizata të shoqërisë civile” dhe “rrjete avokatie” janë preferuar në disa raste.

ONQ-të përcaktojnë jo vetëm ato ndërkombëtare por, më specifikisht organizatat ndër-qeveritare. Ato bëhen të dukshme nëpërmjet “marrëveshjeve formale midis shteteve”. Shtetet kombe janë, për këtë arsye ,elementet themeltare të ONQ-ve. Si pasojë ,ONQ-të mund të përkufizohen si “strukturë/a institucionale të krijuara nga një marrëveshje midis dy ose më shumë shtetesh sovrane për organizimin e reciprocitetit të vazhdueshëm politik”. Për këtë arsye, sisteme kontraktuale bilaterale nuk janë organizata ndërkombëtare. Sigurisht, dhe ONQ-të janë gjithashtu të bazuara në marrëveshje formale (kontrata, statuse, grante të shkruara etj.), por këto lidhen me aktivitete në më shumë se dy shtete. Numri i shteteve të përfshira mund të jetë diçka midis tre (p.sh NAFTA) deri ne afërsisht 200 (p.sh Bashkimi Universal Postar). ONQ-të mund të limitohen si në terma të anëtarëve të tyre , dhe në lidhje me sferat e tyre gjeografike të aktivitetit (p.sh International Telegraph Union). Ato mund ti kushtohen një fushe të caktuar veprimi (p.sh OPEC) ose të adresojnë një fushë të gjerë çështjesh (p.sh Kombet e Bashkuara).

Karakteristikat e ONQ-ve përfshijnë asamble të përgjithshme te vazhdueshme dhe sesione plenare, një sekretariat të përhershëm dhe një zyrë qendrore të identifikueshme. ONQ-të zakonisht drejtohen nga liderë titujt e të cilëve janë të konsiderueshme (Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Shëndetit Botëror, President i Bankës Botërore, Drejtor menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar etj.) Është me rëndësi të madhe që përfaqësuesit e caktuar të shteteve anëtare dhe veçanërisht stafi i sekretariatit të përhershëm i një ONQ-je të mos jenë në asnjë mënyrë të përkushtuar ekskluzivisht ndaj interes të një shteti anëtar. ONQ-të janë më shumë se instrumente të shteteve kombe bashkëpunues; ata rrisin logjikën e tyre institucionale dhe procedurat dhe ndjekin interesat e tyre në konsideratë të objektivave të organizatës.

Termi “organizatë ndërkombëtare”, gjithsesi, shkon përtej formave të ndryshme të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe gjithashtu u jep një status të veçantë të formave private organizuese të grupeve trans kombëtarë dhe shoqatave. ”Ndërkombëtarizmi i institucionalizuar” dhe “ndërkombëtarizmi vullnetar” janë për t’u dalluar. Forma të organizuara të rrjeteve private trans kombëtarë quhen ONJQ. Kjo përfshin ,së pari, ”ndonjë organizatë ndërkombëtare që nuk është strukturuar nga një marrëveshje mes qeverish”. Për këtë arsye, ONJQ-të mund të përkufizohen si organizata vullnetare, jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, jo-fetare dhe jo-ushtarake. Një kriter tjetër përfshin ndjekjen e objektivave politike, sociale, ekonomike dhe objektivave të tjerë përtej dhe pavarësinë e partive politike dhe instrumenteve të shtetit si dhe përkushtimin ndaj synimeve altruiste, që duhet thënë ato që rrisin interesin e veçantë të organizatës. ONJQ-të bazohen në një “tip i veçantë autoriteti” që nuk kërkon legjitimitet nga një trup i huaj dhe bazohet në synime dhe ekspertiza të vetë-përkufizuara. Shkencëtarët në përgjithësi bien dakord që as rrjetet e tregtisë as të ashtuquajturat ONJQB (organizata ndërkombëtare jo-qeveritare të biznesit). as (organizatat jo-qeveritare të organizuara nga qeveria). mund të merren si ONJQ. Të ngjashme me ONQ-të, gjithsesi, nuk bihet dakord mbi faktin nëse organizatat fetare mund të quhen ONJQ.

Është për më tepër problematike që jo në të gjitha rastet ONQ dhe ONJQ mund të dallohen qartësisht. Të dyja karakterizohen nga takime të vazhdueshme të anëtareve përfaqësues, veçanërisht procedura vendim-marrëse dhe nga ekzistenca e një sekretariati të përhershëm. Shtetet shpesh dërgojnë përfaqësues zyrtar tek ONjQ-të (p.sh Bashkimi i Transmetimit Europian) dhe e anasjellta ,ONQ të ndryshme pranojnë aktorë dhe shoqata, ONJQ-të ,si anëtarë (p.sh International Labour Organisation ILO). Në disa raste ,ONJQ-të janë pararendës të ONQ-ve, për shembull International Association of the Legal Protection of Labour aktivitetet e së cilës ishin baza për ILO-n, themeluar në 1919. Mbi të gjitha, gjithsesi, ONJQ-të nuk janë kurrë plotësisht të lira nga influenca qeveritare. Ato duhet të ushtrojnë aktivitetet e tyre Brenda fushëveprimit të një strukture qeveritare legjitimisht legale dhe në shumë raste janë aktive në zona (shëndeti, mbrojtja e mjedisit etj.) që kohët e fundit janë legalizuar nga shteti.

Fushat primare të aktivitetit të ONJQ-ve dhe ONQ-ve janë kujdesi shëndetësor, komunikimet ndërkombëtare, bashkëpunim shkencor, organizim i punës ,bashkëpunim ekonomik, regjimi ndërkombëtar i ushqimit, asistenca për refugjatët dhe personat e zhvendosur si dhe çështje të ligjit ndërkombëtar.

Sipas definicioneve të propozuara, organizatat ndërkombëtare së pari u shfaqën në periudhën pas revolucionit francez. Përveç kësaj, disa pararendës të rëndësishëm ,të cilët janë të rëndësishëm si historikisht ashtu dhe në lidhje me historinë e ideve ,meritojnë të përmenden. Liga Deliane (478-404 para Krishtit, dhe vijueshmërisht nga 378-338),një aleancë e qytet-shteteve greke, mund të konsiderohet si shembulli i një ONQ-je. Edhe Liga Hanseatike mesjetare, një bashkim tregtar europian shtetesh të lirë, ka bazat enjë ONQ-je. Urdhri i Maltës konsiderohet si pararendësi më i hershëm i njohur i ONJQ-ve; në shekujt 12-të dhe 13-të ai ngriti spitale në tokën e shenjtë për kryqtarët e plagosur.

Paqja e Vestfalisë e 1648-ës shënoi një arritje të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit trans kombëtar për të cilin reflektoi fillimet e një sistemi shtetëror modern. Artikujt 64, 65 dhe 67 të traktatit të paqes formuluan principin e sovranitetit territorial, të drejtën për një politikë të ndarë dhe të pavarur të brendshme dhe bllokadën për fuqitë e huaja të ndërhynin në politikën e brendshme të një shteti tjetër. Më vonë, u aplikua gjithashtu tek kisha katolike dhe Perandoria e Shenjtë Romane. Paqja e Utrehtit (1713-1714) 26 në përfundim të luftës së vargut spanjoll konsolidoi bazën ligjore të sistemit shtetëror europian.

Njësoj të rëndësishme për fillimet e bashkëpunimit të institucionalizuar ndërkombëtar ishin disa shkrime studimore të shekujve 17 dhe 18. Tek autorët më të rëndësishëm përfshihen Abbé Charles Irénée Castel de Saint Pierre (1658-1743), Jeremy Bentham (1748-1832) dhe veçanërisht Immanuel Kant (1724-1804) me esenë e tij të 1795-ës Zum eëigen Frieden (Paqe e Përjetshme). William Penn (1644-1718) tashmë diskutuar në shekullin e 17-të për një parlament europian, që do të organizohej nëpërmjet sekretarive të zgjedhura qëllimisht. Prandaj propozimi mund të konsiderohet si një version i parë i sekretariatit të përhershëm që është tipik për ONQ-të.28 Disa dekada më herët, Hugo Grotius (1583-1645) hartoi ide studimore për një sistem legal ndërkombëtar.

Në të njëjtën mënyrë, Kongresi i Vjenës i 1815-ës mund të konsiderohet si lindja e vërtetë e organizatave ndërkombëtare. Në shtesë përfaqësuesve të fuqive të mëdha europiane, një total prej 216 delegacionesh mori pjesë rindërtimin e Europës pas luftërave napoleonike. Vetë kongresi është kuptuar si një “ONQ që po lind” dhe “Einer der ëichtigsten Vorläufer der internationalen Organisationen” (“një nga pararendësit më te rëndësishëm të organizatave ndërkombëtare”). Midis pjesëve të axhendës ishte dhe heqja e tregtisë së skllevërve, lufta kundër piraterisë dhe përmirësimi i lundrimit mbi lumenj në Europë. Kështu Kongresi i Vjenës strukturoi një komision të mbikëqyrte lundrimin mbi Rin. Organizimi i tij u vendos i 4-i në artikujt 108-116 të aktit final. Me përfshirjen e Francës, të Holandës, Bavarisë, Hessenit, Nassaut dhe Prusisë, komisioni shpalli kushtet mbi të cilat lumi duhet të lundrohet. Komisioni i Rinit në përgjithësi është konsideruar si organizata e parë e vërtetë ndërkombëtare, dhe ishte pararendës për organizata të tjera ndërkombëtare në shekullin e 19-të gjithashtu diktoi dhe lirimin e lundrimit në lumenj (p.sh Komisioni i Lumit Danub,1856).

Për më tepër, u ra gjithashtu dakord në artikullin 6 të aktit final të Kongresit të Vjenës që duhet të bëhen takime të vazhdueshme të fuqive kryesore europiane. Ndërkohë që Koncerti i Europës që erdhi prej këtyre takimeve dhe vazhdoi deri në Konferencën e Berlinit të 1878 dhe 1884/1885 nuk i kap kriteret përkufizuese të një organizate ndërkombëtare (takime jo të rregullta, jo sekretariat, etj.) do të bëhej jetësor si një pararendës institucional për ONQ-të e mëvonshme. Konferencat në Aachen (1818), Troppau (1820), Ljubjana (1821) dhe Verona (1822) sinjalizojnë fillimin e Koncertit të Europës,36 që tregoi rëndësinë dhe fleksibilitetin duke pranuar shtete të strukturuara rishtas si Greqia dhe Belgjika (të dyja 1830) por gjithashtu dhe perandorinë osmane në sistemin europian. Në Kongresin e Berlinit të 1878, një sekretariat konference (si fillim i përkohshëm) u ngrit për herë të parë.

Kështu, duke mbajtur në konsideratë faktet dhe argumentet e mësipërme, mund të dëshmojmë se Koncerti Europian i Fuqive të Mëdha, shfaq tipare të mjaftueshme për tu konsideruar një Institucion Ndërkombëtar, apo një Organizatë Ndërkombëtare.

 

 

Bibliografia:

 

Claude, Swords into Plowshares 1984, fq 22. PDF