Në këtë mjedis aktual të ndryshimit, ndjehet ngushtësia e koncepteve dhe teorive të vjetra politike për shtetin dhe sovranitetin e shteteve kombe. Me sa duket, njerëzimi po shkon drejt zhvillimit të një nevoje konkrete ne diplomaci, jo vetëm për zbulime të rëndësishme shkencore dhe teknologjike, por edhe për doktrina politike, ekonomike e sociale që do të formësojnë cilësisht ndryshe të sotmen dhe të ardhmen e qytetërimit botëror. A po shkojme drejt paqes boterore? A e ben dot diplomacia kete?
Rrëzimi i komunizmit hapi një erë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shpejt filloi të flitej për një “rend të ri botëror”, për një ridimensionim të ri të rolit të aktorëve kryesorë në marrëdhëniet ndërkombëtare apo për një “model të ri të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare”. Ndryshimet strukturore cilësore epokale pas viteve ’90 nuk mund të mos shqyrtoheshin nga këndvështrime të ndryshme. Në këtë shqyrtim, një vend të veçantë do të zinte ndikimi i atij procesi që filloi me rënien e murit të Berlinit, por në analizë do të përfshiheshin shumë faktorë relevantë. Këtu përfshihet edhe roli i madh i procesit të globalizimit, d.m.th. të atij procesi gjithëpërfshirës, por si një forme e një pabarazie të institucionalizuar.
Nisi diplomacia e struktures. Te gjitha kombet renden drejt jashtesimit te politikave te tyre te brendshme. Nje vend te rendesishem ne ligjeraten politike zuri, krahas metafores hapesinore, edhe metafora kohore, qe ndan novatoret nga konservatoret, progresistet nga tradicionalistet, ata qe udhehiqen nga ylli i se ardhmes, e ata te cileve ua ndricon rrugen ajo drite e pashuar qe vjen nga e kaluara.*
Rrëzimi i komunizmit krijoi një realitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Tashmë ish-vendet komuniste kaluan në një rend të ri të demokracisë pluraliste dhe të ekonomisë së tregut e të iniciativës së lirë. Ky ndryshim cilësor do të kërkonte një ndryshim po kaq cilësor të cilësisë së re të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, të marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe dhe të vendosjes se rregullave të reja të lojës. Do të kërkonte reformim të misioneve të strukturave e organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, që mbanin vulën e periudhës së “luftës së ftohtë”. Pra, hapej rruga për një rikonstruksion cilësor të sistemit të mëparshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk besoj se kishte diçka të përgatitur, qoftë dhe teorikisht se si do të veprohej menjëherë pas rrëzimit të komunizmit. Diskutimi do të përfshinte gjithçka, ndryshimi do të shtrihej kudo, përfshi dhe teoritë politike për shtetin.
Do te doja te ilustroja pak konceptin e diplomacise me perkufizimin qe me shume me ka goditur. “Mund te thuhet se diplomacia eshte truri i forces se kombit. Nese shikimi i saj mjegullohet, gjykimi i saj behet i mangut dhe vendosmeria e dobet, te gjitha avantazhet e vendndodhjes gjeografike, te plotesimit te nevojave me ushqime, lende te para dhe prodhimin industrial, te pergatitjes ushtarake, te madhesise dhe cilesise se popullsise, ne analize te fundit do te kene pak vlere per vendin.”**
Politika ka në themel interesat kombëtare. Pikërisht, ne këtë kontekst të përmbajtjes se saj, ne periudhën pas rrëzimit të komunizmit, janë evidentuar disa interesa tepër të rëndësishme, që nxisin bashkëpunimin dhe kooperimin ndërkombëtar mes fuqive kryesore të globit. Të tilla interesa lidhen me nevojën e luftës kundër terrorizmit, me përballimin e problemeve globale dhe të krizave financiare e ekonomike si kjo e fundit, me problemet që lidhen me rrezikun që vjen nga prodhimi e mundësia e përdorimit të armëve bërthamore, me nevojën për të ruajtur paqen sigurinë e stabilitetin në botë. Pikërisht, këto sfida dhe interesa të mëdha e “bashkuese” po luajnë një ndikim të rëndësishëm në tendencën aktuale të konturimit të një modeli të ri të sistemet të marrëdhënieve ndërkombëtare. Mes përballjes së këtyre prirjeve, me siguri do të çajë rrugën e vet krijimi i modelit të ri të sistemet të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Po t’i referohemi takimit të G20, që diskutoi për kapërcimin e krizës aktuale botërore, konstatohet se në të u hodhën dhe zëra kundër dominimit të dollarit amerikan në arenën ndërkombëtare dhe për krijimin e disa zonave apo poleve të mëdha ekonomike. Megjithatë, me gjithë fuqizimin ekonomik dhe ushtarak që kanë arritur Kina, Rusia dhe India, me gjithë një rritje të rolit dhe të pjesëmarrjes se tyre në përballimin e problemeve ndërkombëtare, ato aktualisht as vetëm dhe as se bashku nuk kanë mundur ta sfidojnë dot rolin e SHBA, dhe as nuk kanë mundur të krijojnë një sistem multipolar. E gjithe kjo eshte pjese e diplomacies qe perdoret ne marredheniet midis shteteve.
Një vëzhgim i kujdesshëm i realitetit të sotëm ndërkombëtar të lejon të konstatosh disa dukuri e prirje. Ka një prirje për forcimin e sovranitetit të shteteve kombe, por në kushtet kur është krijuar e funksionon jo vetëm një sistem normash, por dhe një aparat i zhvilluar institucional përtej shtetit komb. Gjithashtu, janë vendosur e funksionojnë ndërkombëtarisht standarte që sanksionojnë jo barazinë e shteteve sovrane, por pabarazinë de fakto dhe de jure të tyre.
Kjo për faktin se, shumë norma ndërkombëtare po marrin formën e ligjit, duke minuar qartë e ndjeshëm kuptimin tradicional të sovranitetit shtetëror; shumë rregullime ligjore të disa institucioneve ndërkombëtare theksojnë pabarazinë në të drejta dhe detyrime; vihen re praktika të zbatimit selektiv të të drejtave dhe detyrimeve, që rrjedhin nga normat ndërkombëtare; ka organizma të rëndësishëm ndërkombëtare, ku shteteve anëtare u janë dhënë të drejta të ndryshme. Kështu, edhe pse Këshilli i Sigurimit i OKB, është zgjeruar me anëtare të rinj, vetëm pesë anëtarë të përhershëm të tij kanë të drejtën e vetos.
Në këto kushte, mundet vetëm të bëjmë supozime për formën e ardhshme të modelit të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pra, do të jetë unipolar apo multipolar? Do të jetë një model me një zgjerim të ndjeshëm të rolit të shoqërisë civile globale, apo një sistem shumë shtresor i stratifikuar ligjërisht? Ka shumë probleme për të diskutuar, sidomos po të mbajmë parasysh se tashmë veprojnë shumë faktorë, si ndikimi i problemeve globale, zgjerimi i proceseve integruese rajonale dhe botërore, mprehtësimi i kontradiktës njëri-planet, etj
Në këtë mjedis aktual të ndryshimit, ndjehet ngushtësia e koncepteve dhe teorive të vjetra politike për shtetin dhe sovranitetin e shteteve kombe. Me sa duket, njerëzimi po shkon drejt zhvillimit të një nevoje konkrete ne diplomaci, jo vetëm për zbulime të rëndësishme shkencore dhe teknologjike, por edhe për doktrina politike, ekonomike e sociale që do të formësojnë cilësisht ndryshe të sotmen dhe të ardhmen e qytetërimit botëror. A po shkojme drejt paqes boterore? A e ben dot diplomacia kete?
*Norberto Bobbio, E djathta dhe e majta: Gjykime dhe kuptime te nje dallese politike(Tirane: Instituti i Dialogut & Komunikimit, Botimi i dyte)
**Hans J. Morgenthau, Politika ndermjet kombeve: Lufta per pushtet dhe paqe(Tirane: Instituti i Studimeve Nderkombetare, 2008)