erdogan-free-pressTë premten më 12 dhjetor presidenti turk Recep Tayip Erdogan deklaroi se kritikat e stisura ndaj qeverise se tij duhej te merrnin fund. Ky paralajmërim u pasua prej arrestimeve ditën e diele 14 dhjetor te kryeredaktorit te gazetës me te madhe ne vend, Zaman, te drejtorit te nje televizioni dhe gazetareve te tjerë. Gazeta Zaman konsiderohet si flamurmbajtësja e lëvizjes Gulen-iste ne Turqi. Kujtojme se Fethullah Gulen eshte rivali politik me i madh i Erdogani-it i cili vepron prej Sh.B.A –se ne azil. Drejtuesit e këtyre mediave janë arrestuar nen akuzën e tentativa per te ngritur nje shtet paralel përkundër qeverise aktuale. Keto akuza janë finalizim i nje fushate te gjate akuzash ndaj medias vendase qe kulmoi edhe para 2 vitesh me akuza per korrupsion dhe evazion fiskal. 80’000 oficere policie dhe 2’500 prokurore e gjyqtare janë ngritur ne detyre si shpërblim per shërbimet ndaj qeverise. Nderkohë, vetëm vitin e kaluar e kane humbur vendin e punës mbi 850 gazetare dhe reporterë.

Progres Raporti i fundit i BE-se mbi Turqine ngre shqetësimin se akuzat per korrupsion dhe evazion fiskal mund te mos shoqërohen me nje proces gjyqësor transparent, jo-diskriminues dhe apartiak. Sipas deklaratave te vete presidentit, Partia per Drejtesi dhe Zhvillim do te synoje qe ne zgjedhjet e qershorit 2015 te arrije 2/3 e vendeve ne parlament. Kjo do t’i forconte edhe me tej pozitat e partisë ne pushtet. Federica Mogherini, përfaqësuese e politikes se jashtme te BE-se dhe Johannes Hahn, komisioneri per zgjerimin kane deklaruar njëzëri se “sulmi i fundit mbi median shkon përkundër vlerave dhe standardeve europiane ku edhe Turqia dëshiron te aderojë. Së fundmi policia turke bllokoi shpërndarjen e numrit të rradhës të gazetës lokale “Cumhuriyet”, e cila do të riprodhonte edicionin e shumëpërfolur të “Charlie Hebdo”.

Ne prioritetet e MPJ të Shqipërisë theksohet se : Vizioni ynë mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e konsoliduara dhe strategjike me fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe të NATO-s, si Italia, Greqia dhe Turqia… Ne kuadër te këtij partneriteti Shqiperia do te duhej te qëndronte përkrah Turqise per aq kohe sa akuzat vërtetohen. Kujtojme se ne kuadër te sigurisë kombetare, kuadër ne te cilin eshte ndermarre edhe nisma e fundit ne Turqi, Shqiperia ka deklaruar mbështetje te plote edhe ne situata te tjera ku janë gjendur partneret e saj strategjike. Kujtojme këtu iniciativën per ngritjen e agjensise se sigurisë HOMELAND SECURITY ne Sh.B.A ne vitin 2002, Pjesëmarrjen në iniciativa të përafërta të Europol, si dhe të tjera pozicionime me precedencë mbi mbështetjen e masave të sigurisë për hir të stabilitetit të brendshëm.