974729_379989825481908_742975038_n
Hilton LAM pas gazit lotsjelles te policise kunder protestuesve.

Gjatë verës së këtij viti më tërhoqi vëmendjen krahas ngjarjeve të tjera botërore edhe protestat pro demokraci që nisën në Hong Kong. U përpoqa t’i vëzhgoja më nga afër di një student i interesuar mbi këto ngjarje. Gjatë këtyre katër muajve kam mundur ta ndjek historikun dhe të kontaktoj edhe me protestues.

Që prej kur fitoi pavarësinë prej Britanisë më 1997-ën, Hong Kongu nuk kishte parë protesta kaq të mëdha në historinë e vet. Protestat u ndezën me të madhe pasi Pekini vendosi që kandidaturat për liderin e Hong Kong-ut në zgjedhjet e vitit 2017, të mos bëheshin publike, pra të votoheshin me lista të mbyllura. Pasi protestat u masivizuan, në gusht të këtij viti Kina bëri një deklaratë të re ku theksonte se votimet do të mund të realizoheshin me lista të hapura, por vetëm pasi kandidatët të ishin caktuar paraprakisht nga një komitet i Pekinit.

Protestat kanë sjellë bashkë me mijëra studentë të cilët frymëzuan guximin e mijëra punëtorëve e qytetarëve të tjerë. Në muajin korrik lëvizja “Occupy Central” ndërmori një referendum informal ku qytetarëve u kërkohej të nominonin personin që dëshironin për lider politik. Në muajin shtator studentët pasi kishin zaptuar prej dy muajsh sheshet qendrore vendosën të organizonin një marshim gjigand kundër zgjedhjeve të 2017-ës. Pas ndërhyrjeve të vrullshme dhe të dhunshme të policisë vendase, mëria ndaj autoriteteve kineze u rrit edhe më tej duke sjellë kështu një zemërim mbarë popullor i cili solli në shesh edhe më shumë njerëz.

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut gjatë këtyre muajve, protestuesve u është dashur të përdorin çadra dhe për këtë shkak, ky revolucion mori emrin “Lëvizja Ombrellë”. Tanimë protestuesit kanë pushtuar qendrën e Hong Kong-ut. Brutaliteti i policisë ka shkaktuar edhe indinjatë ndërkombëtare ndaj autoriteteve të kinës. Organizata të ndryshme botërore si OKB-ja, Amnesty International, Freedom House etj.

Ja se si shprehet në një intervistë ekskluzive miku im Hilton LAM, një prej protestuesve më të zellshëm i cili jeton në një kamp të improvizuar në rrugë që prej korrikut:

Besoj se kjo ndodhi për shkak të bllokimit të rrugëve dhe shesheve qendrore të një prej qyteteve ndërkombëtare më të mëdha në botë, ishte një mrekulli të shihje një qytet të tillë të zaptuar prej vërshimit të njerëzve. Por ja që ne e bëmë. Ne bllokuam rrugët e distriktit të financave në qytetin e tretë në botë për sa i takon biznesit ndërkombëtar. Sigurisht edhe fakti që policia përdori gaz lotsjellës dhe dhunë kundër nesh, i indinjoi me mijëra qytetarë të cilët panë se ne ishim viktimat paqësore. Disa policë madje i sulmuan protestuesit në mes të gjumit duke u hedhur spray me spec djegës në sy. Nuk mund ta harroj se sa të xhindosur ishin policët e Hong Kongut gjatë këtyre muajve.

2- Cilat janë kërkesat kryesore të protestuesve?

Është e thjeshtë, ne kërkojmë të votojmë kandidatët e para-shpallur për zgjedhjet e 2017-ës, dhe kjo do të na mundësonte një zgjedhje reale dhe demokratike. Ndryshe nga kandidatët që Pekini dëshiron të na imponojë.

3- Deri ku jeni të gatshëm të shkoni ju dhe shokët tuaj në mënyrë që kërkesat tuaja të përmbushen?

Ne jemi duke fjetur në rrugë në çdo lloj moti dhe po zaptojmë rrugët gjatë ditës. Jemi duke vuajtur, por ama ia vlen plotësisht.

4- Çfarë prisni të ndryshojë në Hong Kong nëse këto kërkesa plotësohen?

NE kemi nevojë për një drejtues që të shëmbëllejë përfaqësim popullor. Vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi mundësi që t’i kërkojmë atij personi kushdoqoftë llogari. T’i kërkojmë llogari për 200 mijë njërëz që janë të disavantazhuar dhe në prapambetje sociale dhe që jetojnë në shtëpi-kotec . T’i kërkojmë llogari për respektimin dhe ndihmën karshi minoriteteve etnike. Duam që drejtuesi ynë t’i dedikohet punësimit të të rinjve dhe të varfërve, dhe të ndërmarrë reforma për kujdesin ndaj të moshuarve dhe pensioneve. Vetëm demokracia ta mundëson këtë.

Kjo ngjarje mund t’i kujtojë shumëkujt “Pranverën Arabe” 2011-2013. Mirëpo nëse shtojmë këtu protestat “Indignados” të 2012-ës në Portugali, Spanjë Gjermani, dhe Francë, apo protestat e studentëve anglezë më 2010, dhe një sërë lëvizjesh të tjera, do mund të shohim një pamje më të gjerë të lëvizjeve qytetare për më shumë demokraci, liri, dhe drejtësi sociale. Ndoshta epoka e Smartphone-it po na nxit drejt një qytetërimi të ri, një qytetërimi që na kërkon një standard botëror barazie.