Rezultati i imazhit për propaganda ideaE vërteta do t’ju çlirojë” tha Jezu Krishti. Njeriu ka një marrëdhënie të trazuar me të vërtetën. Historikisht. Për hir të përtypjes do të bëjmë një kompresim të skajshëm në pak rreshta mbi këtë pohim. Prej sa mban mend njerëzimi, e deri me ardhjen e Krishtërimit, historia qendrore e njerëzimit na dëshmon se mes njeriut dhe të Vërtetës, kishte një marrëdhënie konfuze. Besohej se e Vërteta është transhendente, pra se zbret, dhe njeriu duhet t’i nënshtrohej. Mirëpo kishte paqartësi se kush e zbriste të vërtetën dhe nga ku. Shpirti, nga bota e ideve? Zoti diell Ra? Shiu dhe Era? Lumi? Yjet? Po të mendojmë ç’ dimë kolektivisht për Egjiptin e lashtë, do të përfytyrojmë lutjet dreëjtuar zotavem ku edhe faraonët bënin pjesë. Në këtë komunitet imagjinaro – të dukshëm ku brendkishte edhe fantazi edhe realitet. Trashëgimi që Greqia e lashtë e konturoi, thjeshtëzoi, kategorizoi, matematicizoi, por duke ruajtur mistikën e pyetjeve pse, si, çfarë dhe për ç’ qëllim është e vërteta. Epistemologjia, Gnoseologjia, Ontologjia dhe Teleologjiam lindën këtu. Me ardhjen e Të Vajisurit, konfuzioni u sqarua. Nga epoka antike hidhemi në tradicionale. E vërteta është e vetme. si Zoti, ajo zbret prej Tij, si dhuratë për njeriun, mëkëmbësin e Tijm në Tokë. Shekuj të keqleximeve, keqintepretimeve dhe keqpërdorimeve të asaj që vetë të Krishterët besonin si fjala e Zotit, Bibla e kishte humbur autoritetin për faj të vetë atyre që duhet ta sakralizonin pa ndarë. Rrëzimi i të vërtetave të Kishës mori me vete edhe të Vërtetën e Librit. Ashtu nisi epoka moderne, u rizgjua Helenizmi përmes Renesansës. Tashmë duhej ta zbulonte njeriu të Vërtetën. Ajo paskish qenë e pushtueshme njësoj si Kontinenti i Ri, njësoj si rruzulli që nuk kishte qenë vërtetë i sheshtë. Mendimtarët ia rinisën edhe njëherë garës drejto trofeut, të Vërtetës, njësoj si garës për kolonizime. Nga empirizmi te racionalizmi te iluminizmi, me thyerje nga idealizmi e romantizmi. Me katapult në ideologji tek komunizmi e nazizmi. E Vërteta në këtë rikonfuzim, duhet të shquhej. Provushmëria përmes metodës shkencore të eksperimentit, do të ishte kriteri i ri për të derdhur njeriu besimin e vet, diku. Luftrat Botërore e komplikuan në përmbysje marrëdhënien e njeriut me të Vërtetën. Ngjarjet dhe pasojat e gjysmës së parë të shekullit, kishin vërtetuar me eksperiment një të vërtetë tjetër: nuk ia vlente të kishte një të vërtetë, e aq më pak një garë drejt zotërimit të saj. Revolucioni seksual, marshimet për të drejtat civile, apo protestat studentore, kishin shënuar ardhjen e epokës postmoderne. Profeti i mëhershëm i kësaj epoke, është pa dyshim Friedrich Nietzsche me veprën e tij, e sidomos me postulatin “… nuk ekzistojnë faktet por vetëm interpretimet”. Tanimë secili mund të kishte të vërtetën e vet. Pa asnjë nevojë për ta garuar me dikënd. Pa asnjë nevojë për ta vërtetuar. Mjaft duke besuar se ka një të vërtetë dhe ajo ishte aty. Si pluhuri i Tringëllimës së Piter Pan-it. Çdo njeri mund të fluturojë drejt Kurrkundit. Ai ka të Vërtetën e vet.

Në historinë e njerëzimit, gjithëkahera ka ekzistuar propaganda. Nevoja për të bindur të tjerët mbi një të vërtetë alternative prej realitetit, apo një kënd shikimi që ndërfut përfytyrimin në gjykimin e realitetit. Propaganda është përdorur dhe përdoret në mënyra të ndryshme në shumë sfera të jetës. Në luftë, në biznes, në kulturë, në diplomaci, në media, dhe më së shumti në politikë. Sa për shembull, vepra e Tit Livit për historinë e Romës, është një shembull i glorifikimit propagandues të historisë së Romës.

Sun Tzu strategu ushtarak kinez i shekullit VI, filozof, dhe ndoshta mendimtari më i madh i ështjeve të srategjisë, na thotë në veprën e tij “Arti i Luftës”: “Luftëbërja bazohet tek hutimi. Kështu që kur kemi mundësinë të sulmojmë, duhet të dukemi sit ë pamundur; kur përdorim forcën tonë, duhet të dukemi sit ë paaftë; kur jemi afër, duhet ta bëjmë armikun të besojë se jemi larg; kur jemi larg dduhet ta bëjmë të besojë se jemi shumë larg”. Mësimet e tij e kanë kaluar testin e kohës!

Në biznes dhe tregëti, propaganda ka marrë me kohën formën e marketingut. Tregu, i cili për definicion është i lirë, e ka mundësuar zhvillimin e propagandës, si formë për të thënë të vërtetën e leverdisshme por pa mashtruar. Faza tranzitore mes propagandës dhe marketingut mund të shihet tek posterat e luftërave të shekullit të XX-të. Sidomos posterat britanikë, sovjetikë apo amerikanë, ku ndër më të famshmit janë femra e fortë amerikane me mëngët përveshur në punë që tregon muskujt apo burri me kapele cilindër i njohur si personifikimi i amerikës, “Uncle Sam” i cili drejton gishtin tek lexuesi dhe i thotë “Të dua ty në ushtri!”. Mirëpo marketingu, me detyrimin e tregut dhe konkurrencës, u pastrua prej elementeve të drejtpërdrejtë të propagandës. Për këtë temë, ai që njihet si Babai i Propagandës, Edward Bernays, bën këtë dallim: “Propagandisti i shkollës së vjetër i cili përdor kryesisht fjalën e shkruar, përpiqej ta joshte konsumatorin drejt blerjes së një artikulli në mënyrë të menjëhershme. Kjo qasje mund të përfaqësohet prej posterave reklamues që konsideroheshin dikur ideale për efikasitetin: “TI, bli këpucë me taka gome nga O’Leary TANI.”  Ndërsa tregëtari i ri e ka gjetur mundësinë që të mbërrijë tek klientët përmes kategorizimit të tyre në grupe sociale, e të realizojë kontrollin e rrjedhave psikologjike dhe emocionale të tyre, dhe t’i drejtojë ata kah qëllimi i tij. Ai, në vend që t’i sulmojë konsumatorët përballë, krijon rrethanat që ata të shkojnë e të blejnë produktin e tij.”

Në kulturë, propaganda ka mundësuar përçimin e mesazhit subliminal. Edhe në shërbim të politikës ose biznesit. Këtu nuk do të ndalemi tek letërsia, si një formë e epërme e përçimit të mesazheve subliminale, pasi të folurit për letërsinë do ta gllabërontë brenda vetes gjithë artikullin. Arti ekziston vetëm për hir të artit. Shijimi estetik që i bën njeriu artit, është vetë telosi i artit.

Në vitin 9141, në një transmetim në radio BBC, George Orwell mbajti një ligjëratë mbi kufinjtë mes artit dhe propagandës. Ai u fokusua kryesisht tek propaganda e dekadës së kaluar. Për shkrimtarin e madh, që prej viteve 1890, arti e kishte humbur kuptimin e artit për hir të artit. Deri në vitet ‘20, artistët ende i jepnin rëndësi teknikës estetike, mirëpo me ardhjen e viteve ‘30, nazizmi dhe depresioni ekonomik global, e bënte të pamundur ruajtjen e distancës estetike të nevojshme të artit prej sferave të tjera të jetës. Çdo artist duhet të mbante anë.  Orwell kishte pavendosmëri lidhur me këtë fenomen. Nga njëra anë ai ishte i lumtur se ideja që letërsia nuk mund të shkëputej prej politikës, po vërtetohej, e nga ana tjetër ishte i shqetësuar se nëse letërsinë e vinte nën zotërim propaganda, atëhere mendjet e dhjetra shkrimtarëve të rinj do të binin pre e përjetshme e ideologjive si marksizmi e nazizmi, të cilat e bëjnë të pamundur ndershmërinë mendore. Orwell, i cili luftoi edhe kundër fashizmit në Spanjë, kishte shkruar në ditarin e tij “E gjithë propaganda është gënjeshtër, edhe kur përdoret për të thënë të vërtetën”.

Në filma, shembullin më të mirë të përdorimit të artit për propagandë mund ta japim përmes industrisë së filmave “Hollywood”. Që nga filmat që mbështësin luftrat e amerikanëve dhe përçojnë mesazhin se kush merr pjesë në luftë kthehet hero në atdhe si “The Longest Day”, “Patton”, “Citizen Kane”, e deri tek filmat si “Platoon”, “Apocalypse Now” apo “The Deer Hunter”, që dënojnë luftën dhe demoskojnë propagandën pro saj. Këto filma, mesazhet propagandistike i lëshojnë kryesisht përmes dialogut apo narrativës së përgjithshme të filmit, pork a filma, si ato të kompanisë Disney, që prej vitesh akuzohen se përmes filmave vizatimorë, përçojnë mesazhe të fshehura seksuale, subliminale, për të mbërritur tek e pandërgjegjshmja e fëmijëve, me qëllimin që brezat e rinj të rriten edhe më të çliruar dhe pranues seksualisht. Një shembull të fundit do ta japim lidhur me fillesat e filmave, pra në fillesat e shekullit të kaluar. Truri i njeriut është llogaritur se percepton përmes syrit, 10-12 imazhe për sekondë, çdo frekuencë më të lartë se kaq, e percepton si lëvizje. Kështu, frekuenca e lartë e fototve që kalojnë njëra-pas tjetrës na bëjnë të mendojmë se po shohim lëvizje. Në vitet ’20-’30, në tranzicionin nga filmi pa zë në atë me zë, kompani të mëdha si Coca-Cola, me ndihmën e ekspertëve të propagandës, provuan një eksperiment. Duke qenë se filmat e kohës, prodhoheshin me 24 foto për sekondë, ata blenë hapësirën për një foto / 24, për çdo disa minuta. Kështu, në filmin prej 30 minutash, nje foto e logos Coca-Cola do të shfaqej në film. Sigurisht që truri nuk do ta perceptonte, mirëpo e pandërgjegjshmja e shikuesit do ta përjetonte. Bazuar në studimet tashmë të konsoliduara të Sigmund Freud mbi të pandërgjegjshmen, ky eksperiment pati sukses. Kompani të fuqishme e përdorën disi fshehtas këtë teknikë propaganda, derisa qeveria amerikane e ndaloi përdorimin e mesazheve subliminale në filma në vitet ‘70.

Në media, propaganda jeton thellë në zemër. Si mjeti i komunikimit masiv, media, që nga kapitalizmi i shtypit (siç e quan Benedict Anderson, lindjen e shtypshkronjës së Gutenbergut) e deri më sot, është përdorur prej propagandës dhe e ka përdorur propagandën në atë masë sa është e vështirë t’i ndash qoftë edhe për t’i dalluar. Propaganda në media, sipas literaturës së fushës mund të ndahet në 10 hapa: 1) Ideologjia dhe qëllimi i fushatës propagandistike; 2) konteksti në të cilin do të mbillet propaganda; 3) identifikimi i propagandistit; 4) struktura e organizimit të poropagandës; 5 Audienca e synuar; 6) teknikat e përdorimit të medias; 7) teknika të përdorimit të mesazhit; 8) matja e reagimeve të audiencës; 9) kundër-propaganda; 10) vlerësimi i impaktit. (Jowett dhe O’Donnell, 2013). Masmedia është përdorur gjithnjë prej pushtetit. Radioja është përdorur thelbësisht gjatë luftës së parë e të dytë botërore për të përhapur mesazhe për popullin, mbi luftën. Televizioni, është përdorur më pas për luftë propagandistike kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Në demokraci, përdorimi i televizionit për qëllime politike ka nisur në fushatën presidencialetëe vitit 1960 Nixon-Kennedy. Ndërsa televizioni politik lindi një dekadë me vonë. Sot, televizioni politik, (shembulli më i mirë janë Fox News, CNN, RT, etj.) nuk është më përçues i propagandës por është vetë propaganda.

Së fundmi, do të shohim shkurtimisht propagandën si mushkëri të politikës. Pierre Bourdieu thotë: “Rreziqet politike që janë inherente në përdorimin e përditshëm të televizionit, kanë të bëjnë me faktin se imazhi ka një veçori, aim und të prodhojë atë që kritikët letrarë e quajnë Efekti i Reales. Pra mund të të bëjë të përfytyrosh, dhe të besosh atë që përfytyron. Kjo fuqi evokuese, ka efekte mobilizuese.”. Për politikën, përhapja e mesazhit është jetike. Dikur me tellallin, më pas me traktet, gazetat e shtypura, radio, televizioni, e tani media sociale. Zhvillimi i mjeteve për përhapjen e mesazhit, e ka zhvilluar edhe teknikën e propagandimit të mesazhit. Politikani ka nevojë për propagandën në dy momente, në fushatë, dhe në pushtet. Përjashtim bën Komunizmi, dhe nazizmi, që e konsiderojnë edhe pushtetin, fushatë.

Në fushatë, propaganda ndahet në këto faza:

Këto janë teknikat kryesore standard të cilat sipas kontekstit mund të shoqërohen edhe me po kaq teknika të tjera propaganduese. Edhe më shumë se kaq, do të duhet të përdoren teknika propaganduese për të mbajtur pushtetin. Një pasqyrim më të mirë të metodave propaganduese të cilat ndihmojnë politikanët dhe diktatorët për mbajtjen e pushtetit, mund të gjenden në libra si: Manual për Diktatorë – B.B. de Mesquita, A. Smith; Goebbels’ Principles of Propaganda – L. Doob; Psikologjia e popujve dhe Turmave – G. le Bon; Nga Diktatura në Demokraci – G. Sharp; Propaganda – Edward Bernays; Masa dhe Pushteti – E. Canetti; apo edhe Princi – N. Machiavelli. Disa prej teknikave standard janë këto:

Rreshtat e artikullit të mësipërm, duhet të shërbejnë për çdo lexues, si një reflektim se sa e rëndësishme është të njohësh teknikat e propagandës, mbi të gjitha për të mbrojtur mendjen prej saj, njësoj sikurse duhen njohur ligjet për t’u mbrojtur ligjërisht, religjioni për t’u mbrojtur shpirtërisht apo artet marciale për t’u mbrojtur fizikisht. Mësimi i teknikave të propagandës do t’i mundësonte një shoqërie, të rritej përmbi manipulimin që kërkon t’i bëjë pushtetit. Bertrand de Juvenal thotë “Një shoqëri delesh, me kalimin e kohës zgjedh një qeveri ujqërish”.