Image result for moral vs idyllic"

Irving Babbitt (1865 – 1933) konsiderohet si një prej kritikëve më të mëdhënj letrar të Amerikës së shekullit të XX-të. Në veprën e tij të vetme me karakter politik “Democracy and Lidership”, Babbitt shpalos analizën e vet mbi filozofininë dhe ideologjinë politike. Teza kryesore e kësaj vepre na tregon se meqenëse tani kemi demokracinë si sistem, do të na duhet të mësojmë të operojmë brenda saj. Kjo tezë mund të përmblidhet fare thjeshtë duke e perifrazuar teksa ai thotë se nuk mund të ekzistojë demokracia pa liderë politikë të ndershëm.

Për të analizuar natyrën dhe nevojat e demokracisë, Babbitt e sheh të nevojshme të kalojë më parë nga sfera e politikës tek ajo e filozofisë, dhe më parë akoma nga sfera e religjionit. Në këtë vepër apogjeu arrihet tek kontrastimi mes Imagjinatës Morale, drejt së cilës na fton Edmund Burke (Bërk) përballë Imagjinatës Idilike drejt së cilës na fton Jean Jacques Rousseau (Ruso).

Në kapitullin e titulluar “Burke dhe Imagjinata Morale”, Babbitt argumenton se ne tashmë e kemi humbur betejën me gjykimin dhe metoda jonë nuk është më ‘Mençuri që vjen prej reflektimit’. Ne nuk mund t’i injorojmë më modernistët thotë Babbitt, sikurse të ishin një insekt i bezdisshëm që largohet nëse hapim dritaren. Nëse do të na duhet të ndajmë të rremen nga e vërteta, atëhere kemi nevojë për një rishqyrtim të plotë të parimeve origjinare mbi të cilat ngrihet shoqëria jonë, argumenton ai. Sikurse na mëson Burke, kërkon të evokojë autori, përmirësimi i shoqërisë mund të realizohet vetëm përmes një pune intensive të brendshme me vullnetin vetjak, e kjo do të duhet të zbatohet veçanërisht tek liderët.

Në kapitullin pasardhës ai tregon se pse sot ka fituar më së shumti terren Imagjinata Idilike e Rusoit. Kjo, sipas tij ka ndodhur sepse Ruso me egoizmin e vet i josh njerëzit drejt nevojës së tyre të brendshme kryesore “të qenit në paqe me vetveten”. Qenia, për nga natyra e ka të vështirë që të vetëdisiplinohet dhe të ndjekë standardet dhe normat e në vend të kësaj zgjedh të ndjekë dëshirat dhe të shijojë lirinë. Kështu pra njerëzit e pranojnë vizionin e Rusoit “jo sepse është i vërtetë, por sepse është përkëdhelës” thotë Babbitt.

Kjo dilemë është zgjidhur në hapsirën e sotme politike shqiptare. Asnjë prej partive nuk parashtron një vizion moral, por që të gjitha premtojnë vetëm idilizma. Të majtët, këtu janë në rregull brenda koherencës ideologjike. Problemi  nis me partitë e djathta, asnjëra prej partive e sidomos Partia Demokratike, nuk kanë pasqyruar në sjelljen politike (gjatë qeverisjes apo gjatë opozitës) Imagjinatë Morale. Deri diku, premtime sipas modelit Imagjinatë Morale kanë bërë Partia Lëvizja e Legalitetit që premtonte rikthimin e monarkisë, apo Partia Republikane që premtonte rikthimin e pronave. Në fakt sjellja e tyre politike ka qenë po aq idilike sakurse edhe të majtët, sepse asnjë prej këtyre rikthimeve nuk u synua realisht.

Mirëpo çfarë do të thotë që një parti e djathtë të aplikojë Imagjinatën Morale? Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi në tri sfera, në atë legjislative, ekonomike e atë shoqërore. Në sferën legjislative, Imagjinata Morale e parashtruar më së miri prej Bërkut, na kërkon që ligjet e njerëzve t’i ngjasojnë sa më shumë ligjeve të Zotit. Duke vepruar kështu, do të kemi një korpus të ngushtë ligjesh e këto pak ligje do të mishëroheshin në jetesën dhe sjelljen e përditshme të njerëzve. Imagjinata Idilike e trashëgimtarëve të së majtës na thotë se ligji i vetëm mbi dhè është kontrata sociale. Kontrata sociale që harton sovrani, i cili ka grumbulluar fuqinë vendimmarrëse të të gjithë qytetarëve. Pra e drejta dhe e gabuara përcaktohet nga shumica e deputetëve, që në Shqipëri do të thotë nga partia me më shumë karrige në parlament, që do të thotë nga kryetari i kësaj partie.

Në sferën ekonomike, Imagjinata Morale na mëson se njerëzit duhet të jenë të lirë të bëjnë tregti me njëri tjetrin. Nuk ka asgjë që mund ta perimetrizojë marrëdhënien tregtare, përveçse vullnetit të lirë të individit. Tregu i lirë, në një shoqëri konservatore do të karakterizohej prej të njëjtave vlera që karakterizohet çdo marrëdhënie tjetër ndërnjerëzore, vlerat religjioze. Kjo do të thotë që në tregun ekonomik moral, ti mund të bësh negociata, por nuk mund të gënjesh për cilësinë e produktit. Ti mund të kërkosh suksesin, por pa shkatërruar hapsirën e tjetrit. Çfarë ndodh sot me qeverisjen tonë? Sigurisht që qeveria dikton çdo frymëmarrje të tregut. Jo përmes ndërhyrjes direkte me shtetëzim të pronave, por përmes ndërhyrjes indirekte, me taksa dhe rregulla që e kalkulojnë çdo veprim. Kësisoj njerëzve u mbetet vetëm iluzioni i lirisë. Në shoqërinë morale, rishpërndarja e pasurisë bëhet përmes bamirësisë dhe ndihmës së më të pasurit ndaj familjarëve dhe fqinjëve më të varfër. Në shoqërinë idilike, rishpërndarja bëhet përmes taksimit matematikor (veprimi i vetëm teorikisht majtist i bërë ndonjëherë prej Partisë Socialiste) dhe korrupsionit (ose ndryshe LSI-së)

Në sferën shoqërore,  një parti duhet ta aplikojë Imagjinatën Morale duke mbrojtur përkufizimin tradicional të familjes, duke larguar Përveçse një përpjekjeje në Maqedoninë fqinje, tek Lëvizja Besa, asnjë parti politike në hapsirën shqiptare nuk ka mundur të zhvillojë e aq më pak të implementojë Imagjinatën Morale. Ka edhe parti pa Imagjinatë fare, si LSI në Shqipëri apo AKR në Kosovë, ama shumica e partive i janë dorëzuar totalisht Imagjinatës Idilike. Kjo, sikurse kemi parashtruar më sipër nuk ka kursyer as të majtët e as të djathtë, dhe nuk është një fenomen vetëm Shqiptar. Ndoshta sepse ajo që thotë Babbitt është e vërtëtë: “Qenia e ka më të lehtë të ndjekë emocionet sesa vullnetin e lartë”.nga aksesi i kollajtë alkolin, kumarin etj, duke kriminalizuar prostitucionin, tradhtinë bashkëshortore, dhe përdorimin e të gjitha llojeve të drogërave rekreacionale. Do të duhet të mbështesë nënat e reja dhe familjet me shumë fëmijë. Nxitja e arsimimit cilësor përballë arsimimit masiv është gjithashtu tipar i kësaj imagjinate. Partia Demokratike ndërkohë, është sjellë ngahera siç ka dashur, duke qenë përshembull e vetmja parti e djathtë në botë, që detyroi një ministër shëndetësie demokristian të firmosë pa teklif ligjin për lejimin e abortit.