NIETZSCHE faithPunimi ne fjale ka te beje me nje gjuhe tashme te vdekur ne mendjet bashekohore, por jo ne kujtesen e mbare njerezimit. Lidhja e kesaj gjuhe me filozofine (per te mos hyre ne fusha te tjera te dijes njerezore), eshte e madhe dhe gjithashtu e rendesishme. Nje nder filozofet qe e ka pasur shume perzemer kete gjuhe madheshtore, ka qene Friedrich Nietzsche, filozof gjerman i gjysmes se dyte te shek.XIX.

E gjithe filozofia e Nietzsches ishte nje perpjekje e jashtezakonshme per te kritikuar shoqerine Moderne ne te cilen ai bente pjese. Shkrimet jashtezakonisht poetike dhe te arrira artistikisht te Nietzsches nuk pretendonin rikthimin ne shoqerine Tradicionale, por ne kthimin e idealeve te Grekeve dhe Romakeve. Ne kete pike, kritikat e tij kundrejt kultures gjermane te kohes, kundret militarizmit gjerman te kohes se pas luftes Franko – Prusiane. Si antiteze e gjithe ketij tmerri, Nietzsche ngrinte dhe mbronte idene e ruajtjes se kultures, shijes se larte, te sterholle, rikthimin ne kohen e Tragjedise, rikthimin ne popujt fisnike, Greke dhe Romake. Vepra e tij e fundit ishte ECCO HOMO Si behet njeriu ai qe eshte. Ne kete liber autobiografik, ai i ben nje analize te plote, ultraindividuale dhe filozofike te gjithe veprave qe shkroi. Ne kete veper, si ne shume te tjera, ai shfaq fuqishem shijet e tij per latinishten, gjuhen e “popullit me te forte” qe ka ekzistuar ndonjehere mbi toke. Keshtu, ne citimet e meposhtme, kjo verehet qarte.

Ne fillimin e librit flet me nje stime te jashtezakonshme per vertetesine e filozofise se tij. “Cdo arritje, cdo hap perpara drejt njohjes eshte rrjedhoje e guximit, e ashpersise ndaj vetvetes, e pastertise ndaj vetvetes… Une nuk i hedh poshte idealet, thjesht vesh doreza kur jam para tyre… Nitimur in vetitum – ne kete pike, filozofia ime do te triumfoje nje dite, sepse, deri me sot, vetem e verteta eshte ndaluar sistematikisht. (Nitimur in vetitum – varg i Ovidit qe do te thote “Te kerkosh te ndaluaren”)

Nje tjeter rast eshte kur flet per Stendalin. “Stendali, nje nga rastet me te bukura te jetes sime (sepse gjithcka qe ne jeten time ka bere epoke me ka ardhur nga rasti, kurre nga ndonje rekomandim) eshte krejtesisht i paçmueshem me syrin e vet paraprires prej psikologu, me menyren e vet per te kapur faktet qe te kujtojne afrimin me te madh me realistet (ex ungue Napoleonem).” (Nga kthetrat njihet Napoleoni, nje aforizme qe atij i pelqente shume, perdoret edhe ne rastin e Stendhalit, romancierit, me te madh francez sipas Nietzsches.

Nje nder aspektet dhe rrenjet me te thella te filozofise se tij ishte edhe dashura e vullnetshme per jeten. Rasti konkret psh eshte kjo fraze: “Kur une perçmoj i perçmuari e merr me mend se une po e perçmoj; une vetem me faktin e thjeshte se ekzistoj revoltoj gjithçka qe ka gjak te keq neper vena… Formula ime per madheshtine e njeriut eshte: Amor Fati, te mos duash te kesh asgje te ndryshme nga ajo qe ke, asgje perpara, asgje pas, asgje ne gjithe perjetesine”. Amor Fati pra ishte formula e tij mbi fatin njerezor.

Problem i madh per te ishte edhe mungesa e ligjit te seleksionimit ne kulturen gjermane bashkekohore (Moderne). Ne nje pjese te tij tek “Perendimi i idhujve ose si filozofohet me çekiç” ai shkruan: “Ajo qe arrin ne te vertete, “shkollat e larta” gjermane eshte nje pergatitje brutale me qellim qe te beje te dobishem, te shfrytezueshem, ne sherbim te shtetit, nje numer te stermadh te rinjsh ne humbjen e sa me te paket te kohes. Edukimi i larte dhe numri i stermadh: qe ketu fillon kontradikta. Cdo edukim i larte i perket vetem perjashtimeve: duhet te jesh i privilegjuar per te pasur te drejten e nje privilegji kaq te larte. Te gjitha gjerat e medha dhe te bukura nuk mund te jene kurre nje e mire e perbashket: Pulchrum est paucorum hominum. Gjimnazet tane te tejmbushur, profesoret tane te gjimnazeve te mbingarkuar dhe te budallallepsur jane nje skandal. (Pulchrum est paucorum eshte nje varg i Satirave te Horacit, te cilin ai e citonte shpesh ne baze te selektimit te shijeve te tij mbi kulturen aktuale ne te cilen jetonte.)

Nga dashuria per vlerat fisnike helene, greke, pagane, ai kritikonte rende Sokratin, si nje themelues te Krishterimit. “Antropologet qe merren me kriminologji na thone se krimineli tipik eshte i shemtuar: Monstrum in fronte, monstrum in animo. Por krimineli eshte nje dekandent. A ishte Sokrati nje kriminel tipik? Ne fund te fundit kjo nuk u kundershtua as nga ai gjykim i famshem fizionomik qe i lendonte te gjithe miqte e Sokratit. Nje i huaj qe merrte vesh nga fytyrat, nje here kaloi ne Athine dhe i tha Sokratit se fytyra e tij ishte nje monstrum dhe se ai fshihte brenda vetes te gjitha veset dhe deshirat e keqija. Sokrati thjesht iu pergjigj: “Ti me njeh mire mua”. (“Monstrum in fronte, monstrum in animo” eshte perifrazimi i radhes kunder Sokratit dhe doktrines se tij. Urrejtja fiziologjike dhe intelektuale qe kishte ndaj tij Nietzsche e konsideronte si nje “pasterti”, si nje “zbulim te rrenjeve pararendese” te gjithe vizionit te Krishtere, per te cilin ishte teresisht dekadent.

Ai mendonte pikerisht qe Krishterimi, ishte ajo force helmatitese qe kishte shkaktuar renien e “Imperum Romanum” te cilin e konsideronte si organizimi me i bronxte i cili, nese Krishterimi nuk do ta shkaterronte, do te jetonte ne mijevjecaret e historise.